Gjykata e Posaçme ka lënë në burg hetimeve dy efektivët e Durrësit, Gëzim Lluka dhe Viktor Buca të cilët pas arrestimit i morën 10 mijë euro një personi të shpalluri në kërkim pasi e arrestuan.
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy efektivët.
Referuar hetimeve të SPAK dy efektivët e policisë Durrës, arritën me sukses të gjenin Alfred Mikelin, person i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg. Ata e kapën dhe e morën në makinën e policisë sipas procedurës.
Gjatë shoqërimit për në komisariat, Mikeli u ka ofruar efektivëve 10 mijë euro që ta linin të lirë.
5 mijë euro secili, ofertë e cila u pranua nga efektivët dhe Mikeli u la i lirë nga to duke mos u dërguar në komisariat.




