Teksa shumë shqiptarë mundohen të largohen nga vendi, të shumtë janë pensionistët italianë duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Durrësit.
I tillë është rasti i sicilianit Scifo Sebastiano, të cilit i pëlqen shumë Shqipëria, pasi me të ardhurat mujore nga shteti Italian mund të përballojë koston e jetesës në një shtet të huaj.
Mirëpo marrja e lejes së qëndrimit nga autoritetet shqiptare është e vështirë, ndaj Sebastiano kërkon ndihmën e kujtdo që mundet për ta përfituar atë dhe për të mos u kthyer më në Itali.
“Jam Scifo Sebastiano, sicilian. Dua të iki nga Italia, s’mund të rri sepse për pensionistët është e vështirë. E provova të vij në Shqipëri.
Shqipëria më pëlqen shumë por kam shumë vështirësi për marrjen e lejes së qëndrimit. I kam të gjitha dokumentet nga ministria, por dikasteri më thotë që duhet të kesh rezidencën këtu në Shqipëri.
Unë kam kontratën e qiras dhe rezidencën, por duhet leja e qëndrimit. Nëse unë nuk kam një llogari bankare nuk më japin lejen e qëndrimit.




