‘I shembin shtëpinë, i fusin edhe në burg’, Liza Marku: Nuk dal gjallë nga komisariati pa nxjerrë djalin

0
456

Banorja e lagjes ‘5 maji’ në Tiranë, Liza Marku, shtëpia e të cilës është rrafshuar nga fadromat e IMT dhe bashkisë së Tiranës, denoncon nga komisariati nr.4 i policisë, se i kanë arrestuar djalin.

Ajo paralajmëron se nuk do të dalë gjatë nga komisariati pa nxjerrë edhe dalin e saj që është ndaluar nga uniformat blu. Unë deklaroj sonte se gjallë pa djalin nuk dal. Veç kur të dal e vdekur nga komisariati nr.4. Ta marrin vesh kryeministri dhe kushdo. Le të më varrosin komshinjtë. Pa djalin tim nuk dal. Shtëpinë ma kanë shembur, tre kate përtokë. Ai është me tension të lartë, koronavirusin sapo e ka kaluar. Pra, pa atë djalë unë nuk shkoj në shtëpi e gjallë. O marr djalin, o do vritem vetë këtu”, thotë e moshuara Liza Marku.

Arrestimi i banorëve të ‘5 majit’ është denoncuar në Facebook edhe nga aktivistja Adriana Kalaja.

Ajo bën të ditur se nga 7 të shoqëruar, tre do të arrestohen.

I vjedhin shtëpinë dhe i fusin edhe në burg”, thotë Kalaja.

Postimi i aktivistes Adriana Kalaja

Sapo dola nga Komidiariati i Polucisë Nr.4.

Kjo është Nënë Liza dhe tjetra Laureta Nikolli me dy vajzat e saj.

Nënë Liza pret djalin e saj që vuan nga zemra, të shoqëruar në Komisiarit.

Bashkë me Loretën dhe pesë banorë të tjerë.

Ndër ta një minoren dhe babai i Lauretës.

Dy heroina që na dhanë leksion sesi mbrohet familja dhe prona.

Dy heroina që na mësuan se jo të gjithë blihen nga regjimi.

Dy qytetare për tu marë shembull për qendresën e tyre.

Po kështu dhe të jithe banorët e zonës “5 Maji”.

Domethëne,

Pushteti mafioz i grabit pronēn vënë me gjak dhe djersë.

Banditët e veshur me uniformë i dhunojnë dhe i mbysin me gaz lotsjellës.

Zjarr Tv Ad