I vendosën në diskutim masat anti-Covid dhe orën policore, Rama: E dimë mirë atë që bëjmë, nuk biem në kurthin e euforisë

0
25

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të pakënaqurve dhe kritikëve të cilët ironizuan zgjatjen me një orë të orës policore, nga 22:00 në 23:00.

Kreu i Qeverisë kërkon që të mos bëhen krahasime me vendet e tjera, pasi Shqipëria dhe autoritetet përgjegjëse për situatën pandemike, e dinë mirë se çfarë po bëjnë.

Kryeministri Rama në Twitter:  Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!

 

Zjarr Tv Ad