Ibsen Elezi takim me demokratët e Kurbinit: Të organizohemi përballë Edi Ramës

0
128

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Ibsen Elezi u ndal këtë të dielë në Kurbin, ku zhvilloi një takim me demokratët. Gjatë bashkëbisedimit Elezi akuzoi Lulzim Bashën për përçarjen e Partisë Demokratike, ndërsa apeloi që kjo forcë politike të fokusohet të përballja me Edi Ramën si dhe të hapet për figurat e reja.

Pas takimit me demokratët e Kukësit, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi u ndal në këtë të dielë në Kurbin, nga ku shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Elezi deklaroi se demokratët duhet të organizohen për tu përballur me Edi Ramën në zgjedhjet vendore të 2023.

Gjatë fjalë së tij, Elezi akuzoi edhe Lulzim Bashën se ka përçarë bazën e Partisë Demokratike. Ibsen Elezi apeloi që Partia Demokratike të afrojë sa më shumë intelektualë.

Zjarr Tv Ad