Ilir Meta bën paralajmërimin e fortë ambasadorëve të huaj: Nëse preket qoftë dhe një votë/ Unë nuk do të pranoj më asnjë…

0
19

Presidenti Ilir Meta, ka bërë një paralajmërim të fortë, duke i dhënë një mesazh ambasadorëve të huaj në vendin tonë, se nëse në zgjedhje preket një votë, kreu i shtetit nuk do pranojë asnjë ndërmjetësim të huaj.

“Unë nuk do pranoj më asnjë ndërmjetësim të huaj, ta dëgjojë ai e kushdo në rast se do preket një votë në Republikën e Shqipërisë, kaq i thoni atij. Shpresoj të reflektohet. Unë nuk kam më çfarë të ul, i kam thirrur palët në zgjedhjet vendore për të shmangur kaosin.

Shqipëria nuk i dhimbset dhe nuk mund t’i dhimbset askujt, më shumë se sa një shqiptari”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta, foli gjithashtu për 3 parime teksa paralajmëroi: “Askush të mos guxojë më nga sot e në vijim, të prekë qoftë edhe një votë, sepse do të marrë një përgjigje të paimagjinueshme. Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme. Aktet e tradhëtisë, duhet të marrin ndëshkimin më të lartë. Këto janë tre parimet apo tre shtyllat, mbi të cilat mbështetet qëndrimi im”.

Zjarr Tv Ad