Ilir Meta dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

0
44

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se ka dekretuar datën 6 mars, për zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

“Të dashur qytetarë,Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”shkruan Meta në postimin e tij.

Kujtojmë që Meta edhe në intervistë me Blendi Fevziun deklaroi zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në datën 6 Mars.

Zjarr Tv Ad