Ilirjan Celibashi për Kushtetuesen: Kemi pezulluar punën për zgjedhjet në Tiranë, KQZ nuk bën asnjë veprim

0
10

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka qartësuar se procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës është pezulluar si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se pezullimi i një pjese të dekretit të presidentit Bajram Begaj nga Gjykata Kushtetuese nënkupton që përkohësisht, ai dekret nuk ekziston sa i përket Bashkisë së Tiranës dhe çdo veprim për vazhdimin e procesit në këtë bashki do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

Në vijim, Celibashi bëri të qartë se çështja e Tiranës tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë mbi ankimimin e bërë nga Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të tij si kryetar bashkie. Deri në një vendim përfundimtar, kreu i KQZ-së tha se institucioni që ai drejton do të qëndrojë jashtë çdo procesi zgjedhor për këtë bashki, teksa theksoi se puna për 5 bashkitë e tjera të vendit është duke vijuar normalisht.

I pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm në rast se Kushtetuesja më 31 tetor vendos shpalljen të vlefshëm të dekretit të presidentit Bajram Begaj edhe për Tiranën, Celibashi u shpreh se kjo është diçka që mbetet për t’u parë, mirëpo shtoi se në datën 9 nëntor është e pamundur që të mbahen zgjedhje në Bashkinë e Tiranës.

Pjesë nga fjala e Celibashit:

Që do të thotë në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera, përjashto Tiranën. Bashkia e Vlorës, Berat, Tepelenë, Cërrikut dhe Matit. Kjo është situata, ndoshta është më me dobi që të presim pyetjet dhe të japin shpjegime për çfarë mund të rezultojë e paqartë ose me nevojë për tu sqaruar më shumë .

Mendoj përkëdo është e qartë që në momentin që Kushtetuesja pezullon për atë pjesë të dekrtetit të Begaj është sikur ai dekret të mso ekzistojë përkohësisht në një lloj mënyre. Dhe do të ishim në thyerje të Kushtetutës, në shkelje të Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin përgatitor të zgjedhjeve  për Bashkinë e Tiranës. Ndaj e thashë që në krye të herës bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të duhet ta respektojmë vendimin e saj.

Në gjykimin tim është e qartë, KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me procesin zgjedhor në Bashkinë e Tiranës. Është çështje në dorën e Kushtetutes për të vendosur lidhur me akimimin që është bërë nga zoti Veliaj në lidhje me vendimin ëpr shkakrimin e tij.

Do të vendosë Gjyakta Kushtetuese mbi këtë çështje  dhe më pas do të shohim për më tej, por kjo është e sigurt KQZ nuk po bën asnjë veprimtari që lidhet me procesin zgjedhor për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet në 9 nëntor kjo për shkak të vendimit të Kushtetuteses.

Zjarr Tv Ad