Infermieret dalin në gjyq/ Prokuroria: Kanë fshirë të gjitha bisedat me Tiren…

0
138

Infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, dhe sanitarja Rukije Hoxhaj të arrestuara lidhur me skandalin “Tire” në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg, për tre infermieret dhe sanitaren tek “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se; nga telefonat e të ndaluarave, të cilët do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme nga prokuroria, ka konstatuar që janë fshirë bisedat me Tiren, për të fshehur provat.

Tre infermieret dhe sanitarja e “Shefqet Ndroqit”, kishin krijuar një skemë mashtrimi brenda spitalit, për të marrë para nga pacientët dhe familjarët e tyre. Mbi to, rëndon akuza për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Zjarr Tv Ad