Ish-kryeministri, Sali Berisha nëpërmejet një video ka kujtuar vizitën e George W Bush, 14 vite më parë në Tiranë.
Ndonëse, sot është futur në “listën e zezë” të SHBA, Berisha e cilëson atë ditë si historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkaura të Amerikës.
“Nje dite historike ne marredheniet miqesore midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes! Visita e Presidentit George W Bush ne Shqiperi. Sb”, shkruan Berisha.
Më 19 Maj ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, u shpallën zyrtarisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
Ishte Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili përmes një postimi në “Twitter” shpalli “non grata” familjen Berisha.




