Ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme.
Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se konferenca do të mbahet në orën 12:00.
Pritet që ish-kreu i demokratëve, të flasë për padinë e tij ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken, pas shpalljes “non-grata” nga SHBA.
Pak ditë më parë, Berisha pati replika në distancë me kryediplomaten e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, pasi kjo e fundit kërkoi largimin e tij nga PD.




