Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka lënë qelinë e burgut dhe ka mbërritur në spital me probleme të rënda shëndetësore. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Koka është transferuar në spitalin e burgut në gjendje të rëdnuar shëndetësore dhe me maskë oksigjeni. Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Ish-ministri akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.




