“Ishe dielli im”, e fejuara mesazh pikëllues për shqiptarin e masakruar në Greqi

0
148

Pas vdekjes së 29-vjeçarit në burgun e Trikallas, e fejuara e tij ka përlotur rrjetin me fjalët prekëse dedikuar atij. Ergest Alija u masakrua me thikë nga dy rusë, pak ditë më parë në burgun famëkeq të Greqisë. “Ti ishe dashuria ime, dielli im,”– ka shkruar e fejuara e tij krahas fotos ku shihet çifti.  Njëri nga rusët që dyshohet se masakroi me thikë shqiptarin tentoi të vetëvritej, por është dërguar menjëherë në spital. Ergest Alija nuk është e vetmja humbje në familjen e tij. Atij i kishin vdekur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël më parë, ndërsa një kushëri i mbeti i vrarë në një sulm në burgjet e Greqisë.

Zjarr Tv Ad