Itali, adoleshenti shqiptar goditet me 2 plumba e braktiset tek dera e spitalit

0
31

Një 16 vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me armë zjarri një natë më parë në Romë.

Më pas, adoleshenti në gjëndje të plagosur është braktisur në hyrje të spitalit Gemelli të Romës, ndërkohë që makina që e shoqëronte është larguar pa lënë gjurmë,

16 vjeçari është operuar gjatë natës dhe është në repartin e terapisë intensive në monitorim konstant.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19’30 të datës 26 prill.

Policia italiane ka nisur hetimet duke sekuestruar telekamerat e sigurisë në hyrje të spitalit Gemelli me qëllim identifikimin e automjetit që ka shoqëruar shqiptarin e plagosur si dhe për zbardhjen e ngjarjes dhe autorët

16 vjeçari shqiptar ka marrë dy plumba e ka humbur mjaft gjak por gjëndja e tij është drejt stabilizimit e jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane janë mjaft të rezervuar në dhënien e informacioneve.

Zjarr Tv Ad