Iu sekuestruan pasuritë dhe u shkarkua nga Vetingu, Admir Thanza merr vendimin. Zbulohet lëvizja urgjente e ish-gjyqtarit të njohur

0
129

Admir Thanza ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij.

Thanza kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij. Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë.

Kujtojmë se gjatë Vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditë burg të Thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999. Këtë dënim, ish-gjyqtari nuk e kishte përfshirë në vetë-deklarim.

Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.

Zjarr Tv Ad