Ja Kush është infermierja që i mori kartën e bankës dhe tërhoqi paratë, pacientit që kishte ndërruar jetë…

0
639

Ronida Hysa, është infermierja e spitalit Infektiv, cila është vënë pranga, nga Policia e Tiranës ditën e sotme, pasi dyshohet se i vodhi portofolin pacientit të shtruar në spitalin Infektiv, denoncuar në emisionin STOP.

Ronida Hysa, e moshës 30-vjeçe, banuese në Durrës, ka vjedhur para nga portofoli i pacientit, si dhe ka marrë kartën e tij të bankës, duke i zhvatur dhe llogarinë bankare, duke përfituar nga fakti se; ai e kishte shënuar pinin në një letër në sendet personale.

Kallëzimi për rastin në fjalë, u bë nga shtetasi F. D., 25 vjeç, djali i të ndjerit K.D, 60 vjeç, i shtruar te Infektivi, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Zjarr Tv Ad