“Janë dy çështje që duhet të hyjnë menjëherë në axhendën vendimmarrëse të shtetit”, Manjani del me kërkesën urgjente dhe tregon lëvizjen që po përgatit

0
22

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se sa më parë në vendin tonë duhet të lejohen referendumet për sa më shumë çështje në vendin tonë.

Jo vetë kaq, por Manjani shkruan se duhet që populli t’i zgjedh vet deputetët që do e përfaqësojnë dhe jo partia.

Postim i plotë:

Janë dy çështje që duhet të hyjnë menjëherë në axhendën vendimmarrëse të shtetit:

LEJIMI I REFERENDUMEVE.

Sa më parë e për sa më shumë çështje që kërkohen vendime që tejkalojnë mandatin kushtetues të një qeverie apo një maxhorance politike, duhet të vendosë populli me REFERENDUM, jo me përfaqësim.

Kushtetua si dokumenti themelor i shtetit, si dhe amendamentet e saj, miratohet VETËM me REFERENDUM! Jo me deputetë, aq më pak me ambasadorë.

Të LEJOHET POPULLI TË ZGJEDHË DEPUTETËT.

Deputetët duhet ti zgjedhë populli dhe jo partia. Ky është kusht themelor i demokracisë për të cilën kemi nevojë. Të zgjedhë populli, jo partia as ambasadat!!!

Nëse nuk gjejmë dot sistem më të mirë, të paktën duhen zhbërë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.

******

Me Kastriot Çipin dhe disa juristë kemi biseduar për këto dy tema dhe po shohim mundësinë e prezantimit të tyre në publik dhe në institucionet vendimmarrëse.

******

Gjykoj se PD e rindërtuar dhe partitë e tjera duhet ti kenë në axhendën e tyre këto çështje. Në çdo rast publiku duhet të vendosë.

Zjarr Tv Ad