“Jemi të gjithë të solidarizuar me Ukrainën”- Aktivisti njofton pezullimin e protestës: Paraqesim sot kërkesat tona dhe rikthehemi në marshim të shtunën

0
78

Ka nisur në ambientet përballë kryeministrisë dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij aktivisti Migen Qiraxhi shprehu solidarizimin e protestuesve me Ukrainën dhe njoftoi se protesta do të pezullohet deri të shtunën.

Shkak për pezullimin është bërë lënia e një afati 3-ditorë që qeveria të njihet me kërkesat e protestuesve dhe të reflektojë.

“Ne jemi të gjithë sodilarizuar me të gjithë ata qytetarë që po u shkatërrohet shteti i tyre. Ne jemi të gjithë të solidarizuar me Ukrainën, e cila po përballet ndaj represionit ushtarak. Ne jemi të gjithë qytetarë të arsimuar dhe të shkolluar që ta kuptojmë se kur në një vend ka luftë popujt solidarizohen. Por ne kemi dalë për t’i mbyllur rrugën këtij kryeministri që i hapi rrugë abuzimet.

Ne nuk mundet të mbajmë peshën e abuzuesve dhe spekulantëve. Prandaj nuk ka asnjë dyshim në anën e kujt jemi, nuk ka asnjë dyshim që ne jemi në anën e demokracisë.

Ne duam që institucionet e këtij vendi të vihen në dispozicion të qytetarëve. Ne jemi këtu që kush shkel ligjin dhe abuzonin të marrë dënimin e merituar. Nuk jemi këtu që kryeministri të kërkoj superbordet. Vendi ynë i ka ligjet, duhet që ato të veprojnë. Pa humbur kohë ne sot do të duam t’i japim kohë njëri tjetrit. Edhe krijuesi dha ditë pushim. Ne paraqitëm kërkesat tona dhe do të japim kohë që të gjithë qytetarët të njihen me kërkesat për të marshuar sërish të shtunën”, tha Qiraxhi.

Zjarr Tv Ad