“Jemi vend i NATO-s”, Tabaku mbi ngjarjen në Gramsh: Çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon, e patolerueshme.

0
94

Deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Gramsh ky tre shtetas të huaj tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku u shpreh se vendi është anëtare e NATO-s dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme.

Postimi:

Përgëzime ushtarëve tanë dhe shërim të shpejtë. Meritë e tyre që ngjarja e djeshme nuk eskaloi. Shqipëria është një vend i NATO dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme.

Ngjarja e djeshme në bazën ushtarake duhet zbardhur dhe ndjekur me kujdes. E domosdoshme që Ministri Mbrojtjes të informojë Komisionin e Sigurisë në Kuvend!

Zjarr Tv Ad