Anëtarja e Kryesisë së Partisë Dmeokratike, Jonila godole, në Kuvendin Kombëtar të mbajtur në Pallatin e Kongresve i ka kujtuar Lulzim Bashës premtimin e dhënë gjatë një takimi me të përndjekurit politikë.
Ajo u shpreh se Basha i kishte thënë se kishte vullnetin që t’i jepte fund trashëgimisë komuniste jo vetëm në politikë, ndaj tha se tashmë është koha për të ndërmarrë iniciativat ligjore për këtë çështje.
“Gjatë 3 muajve të fundit, shumë persona të njohur e të panjohur më kanë opyetur se përse vendosa të jap kontributin tim në PD, në Sekretariatin për të përndjekurit politikë. Vija politike e PD-së ka nevojë për rishikim dhe korrigjim, aty ku ka devijuar. Devijimi më i fortë është çështja e të përndjekurëve politikë dhe dekomunistizimi.
Që nga viti 1992 dhe deri në vitin 1996 pati përpjekje për rehabilitimin e të përndjekurve, por ato mbetën vetëm përpjekje. Ish-funksionarët që kishin vendosur për pushkatime dhe internime, fituan pafajësi dhe madje morën edhe dëmshpërblime për ato pak ditë që kryen dënimin. Ata u rehabilituan plotësisht dhe sot janë aktivë dukë dhënë mend sesi duhet folur për komunizmin. Mjafton të dëgjojmë mbiemrat e qeverisë aktuale që të shohim se e ardhmja u përket atyre derisa të jenë në pushtet.
Të përndjekurit politikë presin që atyre tr’u kërkohet falje, të trajtohen financiarisht, t’u rikthehen pronat e grabitura, të ngrihen memoriale dhe përkujtimore për viktimat e diktaturës. Ka ardhur koha që PD t’i rokthehet premtimit të saj për dekomuniztizimin.
Si mund të bëhet kjo? Së pari duke e ndarë nga komunizmi që ka krijuar prej dekada me radhë me sulme e linçime, që PD ishte betuar në fillim të saj se do t’i luftonte. Platforma duhet të diskutohet me grupet e interesit, me shoqërinë civile, duke marrë masa që ai regjim të mos përsëritet më kurrë.
Në shkurt, në një takim me të përndjekurit, ju pyeta ju zoti Basha, nëse ju keni vullnetin politik që t’i jepni fund trashëgimisë komuniste. Nuk e kisha vetëm në politikë, dhe ju u përgjigjët “po”. Unë dua t’i besoj këtyre fjalëve dhe jam këtu që ta trajtojmë këtë çështje me seriozitet dhe të marrim iniciativat ligjore, që të mund t’u vendoset integriteti në vend të përndjekurve politikë”, tha Godole ndër të tjera.




