Ka mbërritur varianti Delta në Shqipëri? Skënder Brataj: Edhe mund të ketë hyrë, kemi pasur shumë hyrje dalje…

0
44

Mutacioni Delta, mund të ketë mbërritur edhe në Shqipëri. Këto dyshime janë ngritur edhe më shumë pasi një person që ka ardhur nga Britania në Shqipëri, ishte i prekur me Covid me variantin indian.

Personi në fjalë, kishte bërë tamponin para se të nisej dhe kur mbërriti në Shqipëri, ka marrë e-mail se është i prekur nga Covid-19, me variantin Delta (indian), raporton TCH.

Në lidhje me këtë ka folur edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili nuk ka përjashtuar rastin që Delta të ketë mbërritur në vendin tonë.

“Por edhe mund të ketë hyrë. Kemi pasur shumë hyrje dalje këtë periudhë. Vendet fqinje janë prekur. Aq më tepër që parashikohet që do të predominojë Delta. Por ky mund të mos jetë rasti i vetëm. Pasi në vendin tonë vijnë persona nga vende të infektuara me Delta dhe ne nuk i kërkojmë minimumi tamponi negativ.

Ana negative është se do të rritet numri që e favorizon rritjen më tej në vjeshtë dhe ky është dhe problemi në Europë, sepse rritet numri i atyre që shtrohen,” tha Brataj.

Kujtojmë që pak ditë më pare, Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu, tha se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo tha se disa mostra janë dërguar drejt laboratorit në Gjermani, për të bërë vlerësimin e mëtejshëm nëse kemi të bëjmë me variantin “Delta” në vendin tonë apo jo.

 

Zjarr Tv Ad