Dritan Preçi, është prokurori që do të hetojë kallëzimet e bëra për inceneratorët nga Partia Demokratike dhe Nisma Thurje, në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Mësohet se tre kallëzimet e bëra nga PD dhe një nga përfaqësuesit e Nismës Thurje, e cila ka njoftuar se do të kandidojë si parti politike në 25 prill, do të hetohen nga Preçi, por nuk dihet nëse ai do t’i hetojë të gjithë kallëzimet bashkë apo do t’i veçojë ato.
Gazetarja Keti Banushi bën me dije se SPAK ka nisur hetimet që pas kallëzimit që ka bërë “Nisma Thurje” në muajin korrik, sepse është regjistruar procedimi penal. Verifikimi dhe mbledhja e të gjithë informacioneve të nevojshme ka nisur që nga kontrata që është hartuar për inceneratorët.
Kur dorëzuan kallëzimin në SPAK, përfaqësuesit e Nismës argumentuan se kompania që fitoi tenderin 28 milionë euro, “Integrated Technology Ëaste Treatment – Fier”, ishte krijuar pikërisht me qëllim përfitmin e këtij tenderi.
Sakaq pritet të nisë edhe marrja në pyetje e personave që kanë depozituar kallëzimet, derisa Prokuroria të dalë me një vendim nëse kemi elementë të veprës penale apo jo.




