Kamerat e vendosura nga grupet kriminale në Shkodër, Berisha: Në sundimin e krimit është mbarë vendi, bandat kontrollojnë çdo gjë

0
58

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për aksionin e Policisë së Shkodrës, ku u çmontuan sot kamerat e sigurisë që ishin vendosur nga grupe kriminale për të monitoruar ndër të tjera dhe lëvizjet e Policisë së Shtetit.

Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë.

Postimi i plotë i Berishës:

Krimi kontroll të rreptë të territorit.

Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!

Ky është narkoshtet!

Zjarr Tv Ad