Anxhela Peristeri, i është bashkuar fushatës së kryebashkiakut Veliaj.
Këngëtarja Peristeri, është shprehur se është e mrekulluar me punën e Veliajt, jo vetëm për komunitetin e artistëve, por edhe për qytetarët e Tiranës.
“Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bera në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj. Do përgëzoja edhe njëherë bashkinë për amfiteatrin e Tiranës, ku para pandemisë kemi mundur të bëjmë shumë aktivitete. ” është shprehur Peristeri.
“Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur investime të tjera që unë i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës siç është Liqeni ku unë shkoj ku kam mbjellë edhe pemë. Edhe reja. Nuk di çfarë të them tjetër ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë. Këta të rinj duhet të jenë mirënjohës për bisedën që bëhet sot. Këta janë e ardhmja dhe shpresoj që në të ardhmen Tirana dhe Shqipëria të jetë edhe më mirë.”– kështu është shprehur këngëtarja.



