Këshilla e Kryeministrit: Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë

0
68

Edi Rama i dha fund mungesës dhe u rishfaq mëngjesin e kësaj të hëne. Hera e fundit që ai doli në publik ishte 5 ditë më parë, kur mblodhi edhe drejtuesit politikë, ndërsa para gazetarëve mohoi akuzat se ka lidhje me hetimet që autoritetet amerikane po bëjnë për zyrtarin e arrestuar McGonigal.

Pikërisht ky skandal ku emri i tij përmendej plot 14 herë në aktakuzën amerikane kishte shtuar spekullimet se kryeministri ishte fshehur, për të mos u përballur me këtë episod aspak të këndshëm për karrierrën e tij.

Por ai i ka hedhur poshtë këto spekullime duke pretenduar se ka qenë me grip.

Në një videomesazh nga zyra e tij ai tha: “Përshëndetje, fillim javë të mbarë, uroj të jeni mirë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe ‘nuk të bën për burrë’, kur thonë tironsit”.

Zjarr Tv Ad