Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas miratimit të projekt rezolutës nga Këshilli Kombëtar i PD për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Përmes një psotimi në Facebook, Spiropali thotë se “nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri,vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve”.
Më tej ajo u rikujton Komisionit të Rithemelimit se Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga ndonjë personazh i listës së së zezë të SHBA.
“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”, shkruan Spiropali.




