“Kishën e uzurpoi Janullatos”, Kisha Orthodhokse denoncon RTSH-në dhe gazetarin Ilir Yzeiri: Sulm iu hapur ndaj nesh!

0
190

Sulm i hapur ndaj Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kryepeshkopit”, kështu e quan Radio Ngjallja e Kishës Orthodhokse Shqiptare emisionin e gazetarit Ilir Yzeiri të datës 12 janar.

Gazetari Yzeiri kishte trajtuar në emisionin e tij historinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, nga Kryepeshkopi At Theofan Stilian Noli deri në ditët e sotme, ku ndër të tjera deklaronte se sot Kisha shqiptare është uzurpuar nga një përfaqësues i Kishës greke, i quajtur Janullatos.

“Kujtojmë këtu se si ia shkatërruan veprën e madhe të Kishës Autoqefale Fan Nolit, në vitin 1992 kur ajo u zaptua nga një përfaqësues i Kishës greke i quajtur Jaunllatos, për të kuptuar se ashtu siç thoshte Noli, në pjesën më të madhe kemi qenë skllevër në shpirt dhe në mendje dhe nuk kemi ditur që ta ruajmë lirinë që të fal pronësia mbi autoritetin shpirtëror. Ky ishte komenti im”, thotë ndër të tjera gazetari në emisionin e tij.

Por përgjigja e Radios së Kishës Orthodhokse është e menjëhershme:

“Sulm i hapur ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopit kanonik të saj dhe gjithë Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë nga televizioni publik – RTSH nëpërmjet gazetarit Ilir Yzeiri në emisionin “ADN Ilir Yzeiri” të trasmetuar ditën e Enjte datë 12 Janar 2023”, denoncon Radio Ngjallja.//Newsbomb.al

Zjarr Tv Ad