Klienti humbi jetën pasi u këputën kangjellat, nën hetim përgjegjësi i mirëmbajtjes dhe administratori i “Hotel Rogner”

0
72

Përgjegjësi i mirëmbajtjes dhe administratori i hotelit të njohur “Rogner” në Tiranë janë vënë nën hetim pas ngjarjes tragjike ku një klient u rrëzua nga dritarja dhe ndërroi jetë.

28-vjeçari Ajdin Mustafi ishte kthyer nga Zvicra dhe po qëndronte në një dhomë në katin e pestë të hotelit, kur humbi jetën pasi kangjellat e dritares u këputën. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë.

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H., 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Zjarr Tv Ad