Disa prej deputetëve socialistë të Komisionit Hetimor për Incerenatorët, kanë mbërritur ditën e sotme në Incerenatorin e Elbasanit. Ndërsa deputeti demokrat, Luçiano Boçi ,mbërriti me vonesë.
Gjatë inspektimit, përfaqësuesi i Incerenatorit të Elbasnit ka bërë një shpjegim lidhur me mënyrën sesi funksionon ky impiant duke sqaruar se deri më tani 5 bashki të këtij qarku depozitonin mbetje ndërsa mungonin 2 bashki të tjera duke shtuar se nëse edhe këto të fundit do të depozitonin mbetje atëherë do të arrihej kapaciteti prej 120 tonësh.
Përfaësuesi i incerenatorit në Elbasan: Pjesët që dëmtohen nuk shpërdorohen por cohen për riciklim. Vijnë rreth 105 ton. Aktualisht sjellin mbetje, 5 bashki të qarkut Elbasan. Deri në datën 16 dhjetor, kostoja e depozitimit të mbetjeve ka qenë zero.
Pra mbetjet e riciklueshme nuk dëmtohen por dërgohen aty ku duhet. Kapaciteti shkon deri në 120 ton, nëse do sjellin edhe 2 bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit atëherë plotësohet kapaciteti. Janë rreth 50 punonjës sepse puna është 24 orë dhe 365 ditë në vit sepse po u ndez impianti është gjatë gjithë kohës në përpunim. Ndërkohë mbi 4000 pemë janë mbjellur në këtë zonë.




