Janë zbardhur emrat që ka propozuar Partia Socialiste për të qenë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Bashkëkryetar i komisionit do të jetë Damian Gjiknuri, ndërsa përbëhet nga 7 anëtarë të tjerë, të cilët janë: Toni Gogu, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi.
Gjithashtu Partia Socialiste do të ketë në Komision edhe 3 anëtarë të tjerë zëvëndësues të cilët janë: Gledis Çeliku, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia.




