Kosova i vetmi shtet që nuk mori pjesë, Milo: Duhet të ketë reflektim, “Ballkanin e Hapur” e mbështet SHBA dhe BE

0
154

Politikani Paskal Milo thotë se Kosova duhet të reflektojnë për pjesëmarrjen e saj në procesin e “Ballkanit të Hapur”. Deri tani, Prishtina zyrtare është e vetmja që ka refuzuar t’i bashkohet në këtë tryezë vendeve të tjera të rajonit.

I ftuar në emisonin “Top Story”, Milo u shpreh se mbrapa kësaj nisme qëndrojnë Amerika dhe Bashkimi Europian. Sipas tij, Kosova nuk mund t’i zgjidhë problemet e veta duke qëndruar mbrapa dhe duke mos u përfshirë.

“Pas takimit të djeshëm, në Prishtinë duhet të ketë një reflektim serioz, e them këtë nga ajo që ndjek zhvillimet, por edhe nga përvoja, pavarësisht se ka atë drejtë Prishtina të pretendojë për statusin dhe marrëdhëniet me Serbinë. Do ti mbrosh interesat e tua duke ndenjur jashtë procesit? Si do ti zgjidhësh problemet, kur mbrapa kësaj nisme qëndrojnë SHBA, që janë partneri dhe avokati kryesor i shqiptarëve dhe BE?

Këtu nuk ka kundërvënie të BE me SHBA dhe as rivalitet. Këtu ka ndarje pune midis tyre. Secili ka një rol për ta luajtur dhe mbështetur këtë nismë. Kosova duhet ta shikojë në këtë formë dhe të përpiqet të punojë nga të dyja drejtimet, duhet të reflektojë që të bëhet aktore e procesit. Deri tani mund të kishte justifikim kur ende nuk ishin shtetet e tjera”, tha Milo.

Zjarr Tv Ad