KPA shkarkon nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari

0
18

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari. Pavarësisht se kaloi shkallën e parë të vettingut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sevdari nuk do mundet të ushtrojë më detyrën e saj.

Vendimi u mor pas përballjes së saj me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik kërkoi rihapjen e hetimit për të.

Prokurorja Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar të paktën në dy kritere.

Me sa duket pasuria e bashkëshortit të saj ka sjellë edhe verdiktin final. Por në seancën e fundit drejtuesi i trupit gjykues të KPA-së bëri të ditur se për prokuroren është bërë një denoncim i ri në datën 5 shkurt nga një shtetas i quajtur Aleksandër Marku.

Zjarr Tv Ad