Tre deputetë të tjerë të PD-së, i shtohen numrit të deputëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, që kanë pranuar, ndryshe nga partitë që i kandiduan në lista, të mos e djegin mandatin e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme iu ka dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë të opozitës, kresisht nga lista e Partisë Demokratike
Bëhet fjalë për Koçi Tahirin, Kujtim Gjuzin dhe Indrit Hoxhën. Kështu tre të mandatuarit e rinj, pritet të bëjnë betimin në seancën parlamentare të së enjtes.
Kujtojmë se Kujtim Gjuzi është pjesë e listës së Durrësit, Indrit Hoxha për qarkun e Tiranës dhe Koçi Tahiri për qarkun e Korçës.
Tre deputetët e rinj pritet të bëjnë betimin në seancën e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë



