Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dorëzuar mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë, dy nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një nga PD.
Dy deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri si përfaqësues i Partisë Demokratike në Tiranë dhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër kandidat i LSI në Tiranë i cili ka marrë mandatin e deputetit është Edmond Stojku.
Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.




