Kreu i PD-së takim në Durrës, ish-kandidati demokrat për deputet proteston: Nëse humbim në 6 mars është faji i Bashës

0
220

Erzen Laci, ish-kandidat për deputet në Durrës, ka folur këtë të shtunë jashtë ambienteve ku po zhvillon nëj takim kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ai është shprehur se personat që janë me Bashën sot janë njerëz të paguar, ndërsa demokratët e vërtetë janë aty në shesh duke protestuar.

Ndër të tjera ai theksoi se PD e vërtetë do të fitojë zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, dhe nëse nuk fitojnë atëherë faji është vetëm i Lulzim Bashës.

“Këta që shihni me Lulzim Bashën nuk përfaqësojnë qytetin e Durrësit. Ata vijnë lart e poshte me pagesë. PD është kjo që është këtu. PD do fitojë zgjedhjet e 6 marsit dhe do sjellim ndryshimin në Shqipëri. Do të jemi më të fortë dhe do ta shihni në datë 6 mars. Nëse humbim faji është i Lulzim Bashës”, tha ai.

Zjarr Tv Ad