Kryemadhi me të rinjtë në Fier: Të protestojmë kundër qeverisë që vjedh qytetarët

0
31

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Komitetin Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim të Fierit.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi u ndal te protesta studentore, për të cilat tha se kjo protestë nuk është partiake, por është protestë politike, e cila në thelb të saj ka kërkesat ekonomike, sepse çdo shqiptar pa dallim bindjesh politike ka probleme financiare. Kryemadhi tha se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë së bashku me studentët, pasi Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila u shërben qytetarëve të saj dhe nuk i vjedh ata. Kryetarja e LSI-së tha se do të mjaftonte vetëm vlera e koncesionit që qeveria miratoi në heshtje në natën e 31 dhjetorit, për të përgjysmuar tarifat e studentëve.

“Ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët ë saj. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve. 8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milionë euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve”, tu shoreh Kryemadhi.

Sipas saj nëse ne jemi peng i një kryeministri të çmendur, kjo nuk do të thotë që të lihen të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, “do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin”.

Zjarr Tv Ad