Kryemadhi nxjerr për herë të parë emrin: Burri i ministres Frida Krifca shiti listën e pagave të shqiptarëve

0
238

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha në Çim Peka Live në Syri Tv, se listën e pagave e publikoi bashkëshorti i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Kryemadhi deklaroi se burri i Krifcës ka lidhje me rusët, ndërsa shtoi se edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë bëjnë biznese me kompanitë nga Rusia.

“Të gjithë deputetët dënonin sulmin në Ukrainë, a thua se do të merrnin kallashnin dhe të luftonin. Treçereku i tyre kanë biznese me kompani ruse. Duke filluar që nga zonja Krifca e Bujqësisë, burri i vet e me radhë.

Pse nuk ishte burri i Krifcës që nxori të dhënat e pagave? Kompania? Që e shitën… Ka një problem, që këtu ka kaq shumë skandale, sa ne harrojmë thelbin e asaj”, u shpreh kryetarja e LSI.

Zjarr Tv Ad