Kryemadhi takon strukturat e LSI në Lushnjë: Momenti për t’i dhënë qytetit një kryetar Bashkie që i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo bandave

0
18

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është takuar sot me strukturat e partisë në Lushnjë. Përmes një postimi në facebook, deputetja shkruan se qyteti meriton një shans të ri dhe se strukturat e LSI janë shumë energjikë për zgjedhjet e 6 Marsit, të cilat do të zhvillohen në 6 Bashki të vendit.

Sipas saj ky është një moment për t’i dhënë qytetit një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave.

“Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin.

Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj!”, shkruan Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad