Kryeministrit S’i del inati me protestuesit i quan “Alienë” organizatorët “Sharlatanë” e “Delirantë”

0
71

As përgjysmimi i takasve për pagat deri në 50 mijë lekë në muaj e as 3 mijë lekëshi për pensionet apo bordi për çmimi i karburanteve dhe të ushqimeve nuk i ka kënaqur protestuesit të cilët njoftuan se do dalin nesër sërish në shesh.

Kreu i qeverisë sërish i quajti ‘turp” këto protesta.

Të vraposh të dalësh rrugëve në mes të kryeqytetit protestohet si alien është turp shumë shumë turp” tha ai në një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit. Rama thotë se protestat janë të nxitura nga disa që i quajti “Sharlatanë”, të paditur e të pashpirtë.

Është kundërproduktive të mos e pranojmë së bashku e jo të ndahemi këtu shumicë pakicë për hir të ca delirantëve sharlatanëve të paditur e pashpirt që dhe kur dinë duan të shfrytëzojnë këtë situatë për të yshtur popullin duke nxitur urretje, përçarje e maskarallëk të madh që jemi bashkë të gjithë në fakte.

Është e rëndësishme të kuptohet që lufta është reale këtu në rritjen e çmimeve, godet dretëpërdrejtë ekonominë dhe basti i zotërisë në Kremil është e qartë që dita e parë. Aftësia për durim mes atyre që ë ndjekin nga pas dhe opinionet publike në botën demokratike. Kush do të ketë aftësinë të durojnë më shumë. Ndërkohë që ata janë në sanksione dhe bota demorkatike në presionin e rritjes së çmimeve.”

E hena pa makina

Në kuadër të masave për kursim Rama tha se parashikohet të bëhet një tjetër mbledhje e qeverisë ku dita e hënë të jetë pa makina ose tre ditë punë nga shtëpia duke sjellë si shembull ditët e para të pandemisë. Do të bëjmë një tjetër mbledhje që do ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse do të vendosim kështu.

Por sigurisht që do të vijë gradualisht ajo që dhe agjencia thotë E diela pa makina thotë ata. Për të kursyer jo për ekologji. Ose të flasim për tre ditë mos vajtje në punë, njësoj si me covidin por jo më për shkak infeksionesh por për shkak kursimi. Kjo është situata.” Deklarata e Kryeministrit Edi Rama u be në takim me përfaqësues të shoqatave të transportit./Standart

Zjarr Tv Ad