Analisti Andi Bejtja publikon pamjet e regjistruara mbrëmjen e djeshme në ambientet e brendshme të PD, dhe ka një pyetje për ata persona që ai thotë se mbajnë ende “fanellën e PD”. Gjithashtu, kryeredaktori i medias Syri Tv, tregon dhe një dilemë përgjigjen e së cilës thotë se nuk ka për ta gjetur kurrë.
Pse roja i PD nuk e nxori gazetarin dhe operatorin e tij nga dera kryesore e selisë, por nga dritarja e tualetit, andej nga u futën.
“Pasi u genjyem gjithe diten dhe gjithe kto dite qe nuk ka dyer te blinduara, pasi Bled Marku dhe operatori Arsen Dibra hyne live ne PD dhe xhiruan dyert e blinduara, per 8 Janarin kam vetem dy dilema: sa njerez qe mbajne akoma fanellen e PD, pavaresisht nga pozicionet e fundit sa nga kta do pranojne te legenosen te futen ne bunker me 8 Janar me dere te blinduar dhe ne hale dhe dilema tjeter qe nuk nuk kam per ta gjet kurre, eshte pse ai roja i PD e nxorri Bled Markun dhe operatorin Arsen Dibra po nga dritarja banjos nga kta hyne dhe nuk e la te dilte nga dera…ket nuk kam per ta gjet kurre…”, shkruan Andi Bejtja.




