Kryetarja e Kuvendit mesazh ngushëllimi për ikjen e Bujar Nishanit: Do të kujtohet nga qytetarët

0
96

“Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët.”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Ajo thotë se Nishani ka mbajtur detyra të larta shtetërore dhe i ka shërbyer vendit me ndershmëri dhe përkushtim.

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Nishani u shtrua fillimisht në “Senatorium” për pasojat e postcovid, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u nis për në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Mesazhi i ngushëllimit i Lindita Nikollës:

Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!

Zjarr Tv Ad