Kujtim Gjuzi kërkon në Kuvend interpelancë me Sali Berishën/ Ja si përgjigjet për herë të Gramoz Ruçi…

0
46

Ditën e sotme, është mbajtur një seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Menjëherë pas hapjes së seancës dhe përmendjes së çështjeve që do të trajtoheshin, e mori fjalën deputetit Kujtim Gjuzi, i cili bëri një kërkesë ndaj Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Gjuzi kërkoi interpelancë me ish-Kryeminsitrin Berisha, lidhur me zhvillimet e ndodhura së fundmi, gjithashtu për t’a pyetur atë në lidhje me Xhorxh Sorosin dhe takimin me të në Beograd.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka thënë se kjo nuk ishte e mundur, pasi nuk mund të thirreshin në interpelancë ish-kryeministra apo ish-presidentë.

Kujtim Gjuzi: Në këtë koncept jam i sheqtësuar për të marrë një informacion më të detajuar me të gjerë në lidhje me situatën. Nëse mund të publikoni një kërkesë për paraqitjen e Sali Berishës për takimin që ka bërë me Xhorxh Sorosi dhe për veprimet e tij të dyshimta në Beograd.

Ruçi: Faleminderit zoti Gjuzi, lidhur me kërkesën tuaj, ne nuk mund të bëjmë një interpelancë me ish-kryeministra dhe as me presidentë.

Zjarr Tv Ad