“Kundër varfërisë dhe shpopullimit”/ Nis protesta kundër çmimeve edhe në Shkodër, dhjetra qytetarë me pankarta nëpër duar

0
65

Ka nisur protesta e qytetarëve në Shkodër kundër rritjes së çmimeve në vend.

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në pedonalen e Shkodrës, në fakt një numër pak më i ulët në krahasim me ditët e mëparshme.

Me pankarta nëpër duar, ata kërkojnë reagim nga ana e qeverisë për të ndërhyrë në normalizimin e situatës.

“Motra e vëllezër, bashkohuni me ne në këtë protestë të mrekullueshme, kundër rritjes së çmimeve, kundër shpopullimit, kundër varfërisë, bashkohuni me ne” – thotë një prej qytetarëve.

Zjarr Tv Ad