Kur Veliaj dhe Spiropali ishin kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

0
54

Qeveria ka bërë gati vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kjo si masë për përballimin e krizës së ‘egër’ që pritet të godasë vendin, siç ka parashikuar Edi Rama.

Socialistët e thjeshtë heshtin se s’kanë zgjidhje tjetër. Se edhe ata do vuajnë një tjetër rritje të çmimit të energjisë elektrike, e cila brenda pak muajsh në faturën e tyre të përmuajshme do të vijë më e shtrenjtë, çka do të thotë më pak para në xhepat e qytetarëve dhe buxhetin familjar.

Për ironi të fatit heshtin edhe Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, dy personazhet e rëndësishme të PS së sotme, të cilët dikur militonin te Lëvizja Mjaft! dhe ishin kundër qeverisë së Fatos Nanos, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike/SYRI

Zjarr Tv Ad