Gledis Nano, është Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Ardi Veliun i cili dha dje dorëheqjen. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe në mungesë të Ramës, emërimi i Nanos është firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, me propozim të Bledi Çuçit. Nano ka mbajtur derimë tani postin e drejtorit të antite*rrorit.
Në muajin Gusht, në emër të Qeverisë Amerikane, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo i dorëzoi Gledis Nanos, një certifikatë vlerësimi.
Motivacioni lidhej me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antit*errori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.
Nano ka qëndruar në krye të Antit*errorit për 5 vite ku ka drejtuar disa operacione delikate. Një i tillë ishte dhe ai i dëbimit të diplomatëve iranianë apo rusë nga vendi jonë.
Dosja e famshme e “Imamëve” është një tjetër çështje e hetuar prej tij. Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017, u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico Virginia.
Nano ka kaluar dhe procesin e Vettingut, duke u konfirmuar në detyrë dhe duke mos iu gjetur pasaktësi.




