Kush ishte xhenierja shqiptare që humbi jetën sot në Letoni

0
110

Një incident në detyrë, mëngjesin e sotëm rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, 29-vjeçaren Zarife Hasanaj pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.

Nëntares, e cila fillimisht u plagos nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura në bazën e Letonisë, e më pas humbi jetën.

E re në moshë, por me pasion për profesionin dhe detyrën e saj, Hasanaj postonte shpesh në profilin e saj momente nga puna.

Më 14 Mars kur edhe festonte ditëlindjen e saj të 29-të ajo ndodhej larg familjes me mision, por urimet e ardhura në adresë të saj kanë qënë të shumta.

Zjarr Tv Ad