LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Kombinat të Tiranës

0
439

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës, aty ku një grua ka mbetur e vdekur.

Mësohet se dy makina njëra pas tjetrës kanë përplasur gruan, e cila ka humbur jetën. Policia menjehere ne vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(VIJON)

Zjarr Tv Ad