Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në Misto Mame, në rrugën “Thoma Goxhaj”.
Mësohet se shofer ka qenë një 17 vjeçar me inicialet K.L i cili pas aksidentit ka dalë nga mjeti dhe është larguar me vrap.
Sipas raportimeve i mituri ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




