LAJM I FUNDIT/ Qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin arrestohet 53-vjeçari (FOTO)

0
77

Është arrestuar Van Rica i cili qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizanteve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, u bë shkak i konfliktit mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.

Konflikti u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin, nga 53-vjeçari Van Rica

Sipas burimeve Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Zjarr Tv Ad