Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar si lajm të mirë për vendin, aplikimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit Europian.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se është jetike që BE t’i hapë dyert Kosovës në proceset integruese, siç është liberalizimi i vizave.
“Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Haradinaj.




